Print Friendly, PDF & Email

Rreth 60 të rinjë të grupeve IMPACT Club në Librazhd të mbështetur nga World Vision Albania and Kosovo realizuan aktivitete verore në të cilat krahas argëtimit krijuan dhe lojra konkuruese ndërmjet tyre. Mario ishte një ndër të rinjtë i cili krijoji më shumë lojra dhe grupi i tij doli fitimtarë.

Fokusi i këtyre aktiviteteve verore ishte kujdesi ndaj Mjedisit dhe Shëndetit. Të rinjtë shprehën mendimet e tyre dhe diskutuan se si mund të aftësojnë komunitetet e tyre në Hotolisht, Dorëz, Karkavec dhe Librazhd për një mjedis sa më të pastër dhe të gjelbërt.

Këto aktivitete u mbështetën nga World Vision Albania, zyra Librazhd në kuadër të projektit të të Rinjve IMPACT Club.