Print Friendly, PDF & Email

Qëllimi i këtij projekti të mbështetur nga World Vision Albania and Kosovo ishte të nxiste konceptin e arsimit gjithëpërfshirës si parim që respekton dhe i përgjigjet diversitetit ndërmjet të gjithë nxënësve, duke u përqëndruar specifikisht tek ata që janë më në nevojë. Gjithashtu fuqizimin e strukturave të shkollave si aktorë të shoqërisë civile për të luajtur një rol vendimmarrës në krijimin e ambienteve pa barriera, krijimin e një kulture gjithëpërfshirëse që mbështet diversitetin, apo edhe krijimin/ përshtatjen e ambienteve fizike për akses pa barriera për fëmijet me aftësi të kufizuar.

Ky projekt ndërmori nisma konkrete financiare duke asistuar financiarisht në zbatimin e dy projekteve, në shkollat publike të cilat janë nën administrimin e Bashkisë Elbasan.

Projekti i parë ishte në Shkollën ”Dervish Bahja”, ndodhur në fshati “Broshke” ku kontriboi në sistemimin e tualeteve të shkollës.

Ndërsa projekti i dytë ishte në Shkollën “Ismail Kasa”, ndodhur në fshatrat “Bugjës-Jagodinë” ku kontriboi në rrethimin e ambienteve të jashtm të shkollës.

Përfituesit direkt të këtyre projekteve ishin 693 individë.