Print Friendly, PDF & Email

“Nuk kam patur kurrë guxim më parë që të shkoja në një zyrë shtetërore dhe të kërkoja të drejtat e mia, kjo edhe nga mungesa e njohurive. Qenia pjesë e këtij grupi më hoqi “frikën” dhe më dha guximin, më zgjeroi njohuritë. Njohuria tashmë është pushtet.” Citon Gezimi nga Laçi

Me personat me aftësi të kufizuar (#PAK) në #Lac u zhvillua takimi vlerësues mbi projektin “Të Jesh Aktiv Pa Barriera” ku u ndanë eksperiencat sesi ka ndryshuar jeta e tyre, angazhimi dhe hapat advokuese që ato kanë ndërrmarë gjatë këtij projekti.