Print Friendly, PDF & Email

Për të rritur kapacitet e profesionistëve që punojnë në fushën e aftësisë ndryshe, Fondacioni ka zhvilluar trajnime profesionale të cilat i kanë ardhur në ndihmë si prindërve, mësuesve, psikologëve, punonjësve sociale.

Këto trajnime janë zhvilluar kryesisht mbi fushën e Autizmit si në  qytetin e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit, të cilat kanë patur në fokus mënyrat dhe qasjet sesi mësuesit duhet të punojnë në shkollë me fëmijët me autizëm. Përfitues në këto trajnime kanë qenë rreth 200 profesionistë.